Vata: Kombëtarja si autobus 3 lekësh

Futboll

Vata: Kombëtarja si autobus 3 lekësh

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 20:01
Vata: Kombëtarja si autobus 3 lekësh

Fatmir Vata ose motori i mesfushës kuqezi, në prononcimin që ka dhënë në emisionin “Euromania” në “News 24”, ka analizuar ecurinë e Gjermnisë në “Euro 2020”, por jo vetëm. Ai është ndalur gjerësisht edhe te Kombëtarja kuqezi.

Kritika për eliminim e Gjermanisë, Fredi Bobiç dhe Boateng ishin të ashpër, Nuk ishte Gjermania që pritej, këtu nuk pritej shumë pasi që nga humbja me Maqedoninë e Veriut ishte turp, Me kthimin e Myler dhe Humels u përmirësua pak klima, por ata nuk ishin shpëtimtarët,

Ka ardhur koha që të vijë një ere e re, ide të reja ashtu siç e tha dhe Lëv. Gjermania ka histori, këtu nuk kishte shumë pritje. Kur Gjermania luan me Anglinë historia flet vet. Ne 15 minutat e para kishte intensitet, pastaj loja ndryshoi. Geri Lineker thotë futbollin e ka shpik Anglia, fiton Gjermania. Ka të bëjë shumë pesha e skuadrës përballë, edhe këmbët të rëndohen”.

“Abrashi më ngjan nga fiziku dhe nga shpirti luftarak. Me disa kolegë që kam folur thash që më duket sikur ky brezi i ri e ka bërë këtë ardhjen në Kombëtare si autobusi 3 lekësh. Për ne e për shumë shokë tanë, kam luajtur që në 95’, ishte krenari për ne, mezi e prisnim kur grumbulloheshim në Kombëtare. Këta lojtarët vijnë sikur i kanë thënë me ardhur jo me dhen maksimumin, ndoshta sa dinë japin. Neve na ka mbajtur dëshira. Gjermania nuk ka pas asnjëherë emra të mëdhenj përveç grupit, Ne i kemi hap shumë probleme Gjermanisë, fitorja me Greqinë. Kam mendimin se nuk japin 100%, kështu më duket mua. Nuk dua ta shfrytëzoj kombëtaren dhe popullin tim për të bërë emër. Lojtari duhet të shfrytëzojë performacën e mirë për të arritur të një klub i madh. Mendimi im është që në qoftë se trajneri nuk luan në ekipin e vet dhe ti e fton, do humbësh sepse ne nuk jemi Franca as Gjermania.”

“Erdhi në një ndeshje këtu, më mori në telefon dhe më tha ik te dhoma vip se po të pret. Më tha po iki se jam me grip, por unë mendoj se t’i të jesh në ekip dhe kapiten i ekipit.

Bëmë një grumbullim në Peruxhia dhe unë u thirra sepse ishte një turne i vogël, ja bëra të qartë trajnerit se isha dëmtuar dhe nuk mundem të vij dot, dhe më dha leje që të shërohesha. Erdhi ndeshja me Rusinë që fituan 3-1 dhe se mbaj mend me kë luajtëm tjetër, aty u dëmtova. Më mori në telefon dhe më tha prape u dëmtove. Kisha probleme me gjurin e majtë, dhe i thash mund të vij një ditë tjetër, dhe më tha jo nuk ka nevojë të vish fare.

“Kiker” kishte shkruajtur se Vata rrezikon ndeshjen me Dortmundin, i thash dhe trajnerit mereni në telefon, por nuk ju mbush mendja. Pastaj Kombëtarja mori 4 pikë dhe Brigel doli tha nuk është në planet e mia Vata. Dhe doli në gazeta se unë nuk e doja Shqipërinë, si mund ta donte ai Shqipërinë më shumë se unë. Në dy ndeshjet e radhës, i kërkova falje dhe Brigel ngeli me idenë e vet dhe më tha “jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat