Të mërkurën e 7 korrikut te Interi nis epoka Inzaghit

Futboll

Të mërkurën e 7 korrikut te Interi nis epoka Inzaghit

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 19:23
Të mërkurën e 7 korrikut te Interi nis epoka Inzaghit

Të mërkurën e 7 korrikut te Interi nis epoka Simone Inzaghi.

Trajneri i ri i zikaltërve do të prezantohet në një konferencë për shtyp përkrah adminstratorit të deleguar Giuseppe Marotta, ndërkohë që të enjten do të nisë edhe grumbullimi i skuadrës në Appiano Gentile me futbollistët që nuk kanë qenë të impenjuar ose janë ende në Euro 2020 dhe Copa America.

Në Appiano Gentile, Interi do të qëndrojë për 2 javë deri në datën 22 korrik kur edhe do të udhëtojë drejt Floridas për të zhvilluar një turne miqësor me Arsenalin, Everton dhe kolumbianët e Millionarios.

Gjatë javës së ardhshme parashikohet edhe rikthimi i Christian Eriksen në Milano me danezin që fillimisht do të përshëndetet nga afër me shokët e skuadrës pasi frikës së madhe që kaloi dhe do t’u nënshtrohet disa analizave të tjera mjekësore, por edhe për të kuptuar ambiciet e tij futbollistike për të ardhmen, e sigurt është që 2021-ta e Christian Eriksen është mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat