Deçiqi para sfidës me Dritën, Dreshaj: Atmosfera është e shkëlqyeshme 

Futboll

Deçiqi para sfidës me Dritën, Dreshaj: Atmosfera është e shkëlqyeshme 

Nga: K.Goca Më: 8 korrik 2021 Në ora: 12:48
Deçiqi para sfidës me Dritën, Dreshaj: Atmosfera është e shkëlqyeshme 

Skuadra shqiptare nga Mali i Zi, Deçiqi, sot do të përballet me nënkampionin e Kosovës, Dritën nga Gjilani, në ndeshjen e parë të rrethit të parë eliminator në Conference League. 

Skuadra nga Tuzi synon rezultat pozitiv në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Ndeshja mes Dritës dhe Deçiqit fillon në orën 20.00. 

"Atmosfera është e shkëlqyeshme. Shpresojmë të fillojmë me një rezultat pozitiv",  tha kapiteni i Deçiqit Jonathan Dreshaj.

“Kërkojmë një fitore, natyrisht”, tha më tej.

Sulmuesi Kristijan Vulaj, Pal Dreshaj (president i klubit) dhe trajneri Edis Mulaliç folën në konferencën për shtyp.

"Sa i përket përgatitjeve, ne nuk u përgatitëm vetëm për këtë lojë, sepse ne kemi kampionatin pas këtyre ndeshjeve”, tha mes të tjera trajneri i skuadrës nga Tuzi.

"Është një kundërshtar i vështirë. Ne kemi një lojë sot, pastaj ata të kthimit. Ndoshta disa lojtarë po mendojnë për Feyenoordin, por unë u them atyre se ne duhet të kalojmë së pari këtë, pastaj të bëjmë hop", tha ndër të tjera Mulaliç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat