Chiellini: U komentua shumë ai episod

Futboll

Chiellini: U komentua shumë ai episod

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:56
Chiellini: U komentua shumë ai episod

Giorgio Chiellini është një nga protagonistët kryesorë të Italisë finaliste të “Euro 2020”.

Kapiteni i “axurrëve”, në një intervistë për kanalet zyrtare të UEFA-s dhe Federatës Italiane të Futbollit, shpjegoi se çfarë ndodhi me Jordi Albën në shortin përpara goditjes së 11-metërshave.

“U komentua shumë ai episod, por në të vërtetë nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe. Duhet të vendosnim se te cila portë do të godisnim dhe arbitri na tha që e kuqja ishte porta djathtas dhe bluja ishte porta majtas. Kur ra e kuqe, Jordi mendoi që ishte porta ku ishin tifozët spanjollë. Aty unë nisa të bëja shaka me të dhe i thashë që nuk ishte ashtu si mendonte ai”, ka thënë Chiellini.

Sa i përket finales, Chiellini shtoi: “Është një ëndërr që u bë realitet. Në fillim, të gjithë mendonim se trajneri ishte i çmendur kur na thoshte që mund ta fitonim Evropianin. Tani na ka mbetur vetëm hapi i fundit”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat