Fabregas - një këshillë trajnerit Southgate

Futboll

Fabregas - një këshillë trajnerit Southgate

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 17:43
Fabregas - një këshillë trajnerit Southgate

Fabregas këshillon Anglinë: Ja çfarë urrejnë më shumë Chiellini dhe Bonucci!

Në një intervistë të dhënë për The Daily Telegraph në prag të finales së Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë, Cesc Fabregas ka dashur t’i japë një këshillë trajnerit Southgate:

“Chiellini-t dhe Bonucci-t u pëlqen shumë t’i marrin kohën kundërshtarit, por urrejnë topat mbrapa krahëve të tyre. Për këtë arsye mendoj se edhe në finale Sterling do të jetë shumë i rëndësishëm falë shpejtësisë së tij”, ka thënë mesfushori spanjoll.

“Shikoni golin e shënuar nga Morata në gjysmëfinale ose rastin e Oyarzabal, mbrapa vijës mbrojtëse të Italisë mbeten shpesh hapësira të pambuluara që Anglia do të mund t’i sulmojë duke luajtur me pasime në vertikale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat