Prifti në Itali fton të gjithë të shikojnë finalen në kishën ku është rritur Roberto Mancini

Futboll

Prifti në Itali fton të gjithë të shikojnë finalen në kishën ku është rritur Roberto Mancini

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Në Jesi (provincë e Ankonës), të gjithë do të shikojnë finalen e “Euro 2020” mes Italisë dhe Anglisë, në kishën ku është rritur Roberto Mancini.

Është marrë vendimi për të paraprirë meshën e nesërme, duke i ftuar të gjithë për të parë ndeshjen në ekranin e madh në ambient të hapur, përkrah kishës së Shën Sebastianit, atje ku trajneri i kombëtares “azzurre” ka shkelmuar topin e tij të parë.

Ftesa është shpërndarë në rrjetet sociale.

“Ju presim të gjithëve të karikuar dhe me dëshirë për të festuar”, ka qenë thirrja e priftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat