Guardiola ndërhyn mes Real Madridit dhe Lewandowskit

Futboll

Guardiola ndërhyn mes Real Madridit dhe Lewandowskit

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 14:21
Guardiola ndërhyn mes Real Madridit dhe Lewandowskit

Edhe pse sytë e Real Madridit janë drejtuar nga Mbappé, me synimin për të afruar një yll gjatë kësaj vere, ka edhe emra të tjerë në studim. Ndër to është Lewandowski, sulmuesi 32-vjeçar polak, i cili është i gatshëm të përballet me sfida të reja dhe ndryshimin e skenës, kur i kanë mbetur edhe dy vite nga kontrata me Bayernin. Real Madridi tashmë e di, siç ka publikuar së fundi “AS”, dëshirën e “Lewy” për t’u veshur me të bardha. Një dëshirë që vjen prej shumë kohësh dhe që mund të ishte materializuar në të kaluarën dy herë.

Emri i tij është një mundësi e qartë për Real Madridin, nëse ajo që ndodh në merkato e shtyn të veprojë kështu prej çmimit të tij, për shkak të moshës së tij dhe kontratës së mbetur. Shuma për ta rrëmbyer nga bavarezët nuk do të kalonte 70-80 milionë euro. Dhe siç dihet tashmë, lojtari është i gatshëm për sfida të reja. Edhe gjigantët e tjerë, që kanë nevojë për një bomber dhe duan të peshkojnë në lumenj të trazuar, kanë filluar të shfaqen. Më i rëndësishmi, siç zbulohet nga “Daily Mail”, Manchester City i Guardiolës. Trajneri spanjoll dëshiron të nënshkruajë me një golashënues më të mirë, që do ta lejojë të përballet me sfidën e Champions-it me garanci absolute. Së pari provoi me Harry Kane, por nuk ia doli.

Në shtypin anglez kanë zbuluar se Tottenham refuzoi ofertën e parë nga “qytetarët” për Kane prej 117 milionë euro. Pas këtij refuzimi, klubi nga “Etihad” i ka hedhur sytë nga Lewandowski.

Në këtë mënyrë, Guardiola hyn plotësisht në rrugën ende të hapur midis Real Madridit dhe Lewandowski. Në çdo rast, Bayerni tashmë i ka thënë agjentit të lojtarit se nuk do ta shesë polakun këtë verë për të gjithë botën, një pozicion që tani duket i palëvizshëm, por që mund të ndryshojë ndërsa përparon tregu. Real Madridi dhe Manchester City, gjithashtu përkojnë në interesin e tyre për sulmuesin tjetër të madh të momentit, Haaland, i cili është shumë më i ri (20 vjeç).

Dy gjigantët spanjollë u vizituan nga Mino Raiola, përfaqësuesi i lojtarit, bashkë me babanë e futbollistit, disa muaj më parë për të testuar kushtet në të cilat mund të shitej norvegjezi. “AS” zbuloi mesazhin që ata transmetuan: këtë verë, Haaland kushton 200 milionë euro. Një çmim i papërballueshëm, që Borussia ia ka vendosur, sepse nuk dëshiron ta shesë atë deri në vitin 2022. Ndërkohë, Real Madridi dhe Manchester City janë ende në kërkim të një bomberi dhe Lewandowski hyn në skenë me forcë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat