Nuhiu: Nuk do të dorëzohemi kundër Feyenoordit

Futboll

Nuhiu: Nuk do të dorëzohemi kundër Feyenoordit

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 22:49
Nuhiu: Nuk do të dorëzohemi kundër Feyenoordit

Trajneri i Dritës Ardijan Nuhiu doli në një konferencë për media, ku tregoi njohuritë e tij dhe të lojtarëve për klubin e Feyenoord-it, e po ashtu edhe çka pret nga ta.

Drita nesër (21.00) takohet me Feyenoordin.

“Do të jetë një eksperiencë e mirë për neve, si për mua si trajner ashtu edhe për ekipin tim, sepse më vjen mirë që po këta futbollistë arritën që të sjellin një skuadër po aq të madhe siç është Feyenoord.

Do të jemi në përparësi sepse ne dimë gjithçka për Feyenordin, sepse përveç tash që e kemi analizuar si kundërshtar, përpara kemi ndjekur dhe e kemi përcjellë, dimë për sukseset e Feyenoordit si në kampionatin e tyre ashtu edhe në garat ndërkombëtare. Kemi analizuar shumë ndeshje të tyre, si në aspektin grupor, ashtu edhe në aspektin individual të çdo futbollisti”, tha Nuhiu.

“Tash mendoj që dy krahët janë shumë lojtarë të rrezikshëm, si Sinisterra ashtu edhe Linssen, njashtu edhe në mesfushë kane Kokcu, një lojtar shumë teknik, i cili po ashtu edhe vrapon shumë”, tha Nuhiu.

Trajneri i klubit gjilanas Nuhiji, po ashtu foli edhe për skuadrën e tij Dritën, duke u shprehur që gjilanasit nuk duhet ta përjashtojnë befasinë në ndeshjen e nesërme.

“Është sportive që të shpresojmë, jemi të përgatitur si ekip.

Në futboll, e dimë që gjithmonë ndodhin befasi, e dimë që kemi një kundërshtar shumë të fortë realisht, por në asnjë moment nuk do të dorëzohemi. Do të vlerësojmë kundërshtarin mirëpo asnjëherë nuk do ta nënvlerësojmë edhe kualitetin tonë që kemi. Duhet te jemi të kujdesshëm, e dimë që ndeshja don shumë vrap, por presim dhe të shohim nesër”, ka thënë Nuhiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat