Brazili spektakolar, Franca dhe Gjermania në nokaut

Futboll

Brazili spektakolar, Franca dhe Gjermania në nokaut

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 15:38
Brazili spektakolar, Franca dhe Gjermania në nokaut

Ditën e sotme janë luajtur 8 ndeshje të turneut futbollistik në Lojërat Olimpike duke rezervuar dhe disa rezultate surprizë.

Në Grupin A, Franca u pësoi disfatë të thellë 1:4 përballë Meksikos duke e nisur në mënyrën më të keqe turneun.

Në radhët e ‘’gjelave’’ kishte dhe lojtarë me eksperiencë si sulmuesi Zhinjak, Tauvin apo mbrojtësi Kalulu, por nuk mundën të shmangin humbjen. Në sfidën tjetër të grupit, Japonia triumfoi me rezultatin minimal përballë Afrikës së Jugut.

Në Grupin B, Romania dhe Zelanda e Re fituan me rezultatet minimale 1-0 përballë Hondurasit dhe Koresë së Jugut.

Në Grupin C, Argjentina pësoi disfatë kundër Australisë me këta të fundit që triumfuan me rezultatin 0:2.

Një rezultat jo i mirë ky për kombëtaren albiçelsete që e nis në mënyrën më të keqe turneun. Në sfidën tjetër të grupit, Spanja barazoi pa gola me Egjiptin. Iberikët kishin në fushë disa nga lojtarët më të mirë të kombëtares A si, Torres, Garsia, Mingueza, PEdri, Asensio, Olmo dhe sulmuesi Ojarzabal por nuk arritën të merrnin një fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat