Ronaldo më i dashuruar se kurrë

Futboll

Ronaldo më i dashuruar se kurrë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:28
Ronaldo më i dashuruar se kurrë

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ka marrë vëmendjen me postimin e tyre të fundit në rrjetet sociale.

Superylli i futbollit dhe modelja e bukur kishin veshur veshje të bardha duke u përputhur në dukjen e tyre.

Ndërkaq, 36-vjeçari i është referuar të dashurës së tij 27 vjeçare me fjalët: “Mbretëresha ime e bukur”.

Me këtë rast, Georgina vendosi të vishte një fustan të bardhë me print gjeometrik, i cili shfaqi dekoltenë e hapur dhe pjesën e pasme të tonifikuar.

Flokët i kishte stiluar, ndërsa kishte vënë më shumë makijazh se zakonisht. Edhe kapiteni i Portugalisë dukej i kuruar me kostum të bardhë, në të cilin kishte një bluzë të zezë.

Dy ditë pas postimit, fotografia ka marrë 12.5 milionë pëlqime në profilin e Ronaldos në Instagram dhe mbi 2.2 milionë të tjera në profilin e Georginas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat