Lukaku nuk është në shitje këtë verë

Futboll

Lukaku nuk është në shitje këtë verë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 20:45
Lukaku nuk është në shitje këtë verë

Romelu Lukaku nuk është në shitje këtë verë, ka këmbëngulur shefi ekzekutiv i Interit Beppe Marotta, pas interesimit të Chelseat për sulmuesin belg.

Që prej se i shënoi 24 gola në 36 ndeshje dhe e fitoi titullin me Interin në sezonin e kaluar 2020/21 në Serie A, për Lukakun është përfolur se kërkohet bujshëm nga klubet më të mëdha evropiane.

Në përgjithësi, ai ka lulëzuar në Giuseppe Meazza që prej se iu bashkua zikaltërve nga Manchester Unitedi në vitin 2019, duke i shënuar 64 gola.

Ai i shënoi katër gola për Belgjikën në Kampionatin Evropian 2020 gjatë kësaj vere.

Duke folur për Sportmediaset të dielën, Marotta tha: “Nga ana jonë, ne mund të themi patjetër se Lukaku nuk është në shitje. Lukaku është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Simone Inzaghit”.

Chelsea është klubi për të cilin është thënë se e dëshiron më së shumti Lukakun këtë verë, megjithëse duket se talenti i Dortmundit Erling Haaland është synimi kryesor i saj.

Së fundmi u raportua se të kaltrit e Londrës kishin shprehur interesim pwr ish-sulmuesin e tyre belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat