Çudi me shqiptarin, i ndodhi e papritura në Arabi!

Futboll

Çudi me shqiptarin, i ndodhi e papritura në Arabi!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2021 Në ora: 17:40
Çudi me shqiptarin, i ndodhi e papritura në Arabi!

Ezgjan Alioski nuk do të vazhdojë karrierën e tij në ekipin e Al Ahly, pasi klubi nga Arabia Saudite vendosi të ndërpresë negociatat me përfaqësuesin e kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

“Ngjashëm ishin negociatat edhe me Galatasarayn, në fillim dukej se të gjitha detajet ishin qartësuar, kështu që Al Ahly doli edhe me shumën prej 2.5 milion euro në sezon që do të marrë Alioski. 

Sidoqoftë, derisa ditët kalonin dhe nuk kishte zyrtarizim të transferimit, u bë e qartë se është një pengesë për përfundimin e negociatave”, shkruan media maqedone “Ekipa. mk”.

"Ka mbaruar, Alioski nuk do të jetë lojtar i Al Ahly. Negociatat janë pezulluar, kjo temë nuk do të diskutohet më për shkak të kërkesave të tepërta të futbollistit" - njoftoi Al Ahly në rrjete sociale.

Gjatë ditës së djeshme, trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, njoftoi se negociatat me Alioskin gjithashtu dështuan për shkak të kërkesave të tepërta të Alioskit. 

Mbetet të shihet se ku do të shkojë ish-lojtari i Leeds Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat