Riga në Shkup e habitur me temperaturën, gati për Shkëndijen

Futboll

Riga në Shkup e habitur me temperaturën, gati për Shkëndijen

Nga: K.Goca Më: 28 korrik 2021 Në ora: 17:48
Riga në Shkup e habitur me temperaturën, gati për Shkëndijen

Riga në Shkup, gati për Shkëndijen nga Tetova, në ndeshjen e cila luhet nesër (20.00) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. 

Ndeshjen e parë e ka fituar Riga me rezultat 2:0, ndërsa sfida e kthimit luhet në Shkup në kuadër të rrethit të dytë të Conference League në futboll.

Letonët sapo zbarkuan në aeroportin e Shkupit dhe u befasuan nga temperatura 40 gradë celsius, për faktin se në Riga tani është rreth 25 gradë.

Pas një pushimi të shkurtër në hotel, letonët janë duke pritur për konferencën zyrtare për shtyp që mbahet sonte në orën 19:30, dhe në orën 20:00 stërvitja në Arena "Todor Proeski".

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, synon ta përmbysë humbjen që pësuan në Riga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat