Trajneri i ri i Craiovas për ndeshjen me Laçin

Futboll

Trajneri i ri i Craiovas për ndeshjen me Laçin

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 18:46
Trajneri i ri i Craiovas për ndeshjen me Laçin

Laurentiu Reghecampf është trajneri i ri i Craiovas që mori vendin e Ouzounidis. Detyra e tij është më shumë se e vështirë pasi sprovohet që në ndeshjen e parë dhe vendoset në provën e zjarrit te tifozët.

Përballja e Craiovas është kundër Laçit, me ndeshjen e parë që u mbyll në shifrat 0-1 në favor të ekipit shqiptar. Tekniku i skuadra rumune vendosi theksin në faktin se nuk ka shumë kohë për të studiuar kundërshtarin.

“Do të ishte turp i madh nëse nuk kalonim më tej. Nuk është katastrofë, por nuk do arrinim qëllinim.

Nuk mund të vij këtu dhe të them se do të fitojmë ndeshjen. Por nëse nuk kualifikohemi do të ishte goditje e madhe për gjithë njerëzit e Craiovas. Ne kemi vetëm një ditë kohë që të shohim e çfarë ndodhi në ndeshjen e Conference League”, tha Rehgecampf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat