I kënaqur me lojë

Futboll

I kënaqur me lojë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:26
I kënaqur me lojë

Fituan në miqësore me 6 gola ndaj Krotones, flet Inzagi: Lojë e mirë, Çalhanoglu ishte fantastik

Simone Inzagi ka dhënë një deklaratë të shkurtër pas fitores së thellë të Interit në miqësoren e djeshme ndaj Krotones, ku ka shprehur kënaqësinë që mori pas fitores dhe vlerësimin e tij për punën që po bëjnë lojtarët që ka në dispozicion.

Krahasuar me ndeshjen ndaj Luganos, keni ndryshuar disa prej titullarëve, por ideja e lojës ka mbetur e njëjtë…

Përpos grupit që kisha në dispozicion, mbërritën Vesino dhe Perisiç, të cilët menjëherë filluan punën me ne. Të hënën do të vijnë Barela, Bastoni dhe Lautaro, atëherë do të plotësohet organika dhe do të mund të punojmë të qetë, duke aplikuar idetë tona. Më gëzon puna që kemi bërë këto tri javë, po shkon çdo gjë shumë mirë edhe pse më vjen keq për lëndimet e D’Ambrozios dhe Galjardinit.

Calhanoglunë e pamë në rolin e regjisorit, do të jetë ky roli i tij në vazhdim?

Ky ishte edhe qëllimi i këmbënguljes sonë për të firmosur me të. Hakan luajti një ndeshje të shkëlqyer, është ambientuar mirë me shokët e skuadrës. Po luanim kundër një ekipi që sapo ka zbritur në Serinë B dhe që na vuri në vështirësi duke na sulmuar lart. Më pëlqeu shumë sjellja e ekipit në fushë.

Satriano po bën mirë…

Ai është një djalë interesant, i angazhuar, na e konfirmon çdo ditë në stërvitje ku i shohim cilësitë e tij dhe me golin ia shtoi edhe më shumë vlerat vetes. Ai ishte pak i lodhur, doja ta zëvendësoja në fund të pjesës së parë, por është duke shfrytëzuar çdo mundësi që i jepet dhe çdo minutë që po stërvitet me ne, po e paguan në fushë me intensitet dhe grintë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat