​Marokeni Ziyech, prioritet i Milan

Futboll

​Marokeni Ziyech, prioritet i Milan

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:32
Hakim Ziyech

“Rossonerët” në kërkim të përforcimeve të reja para sezonit 2021/22.

Sulmuesi anësor i Chelseat Hakim Ziyech është prioriteti kryesor që klubi italian AC Milan po kërkon ta transferojë, raporton “Calciomercato”.

Sulmuesi i talentuar nuk po mund të gjejë minutat e mjaftuara në “Stamford Bridge” nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel, dhe kështu mund të fillojë një aventurë të re, përcjell KosovaPress.

“Rossonerët” kanë shprehur interesim serioz në Ziyech, dhe pritet që të bëjnë një lëvizje për yllin maroken, pasi trajneri Stefano Pioli dëshiron që ta përforcojë skuadrën e tij për sezonin e ri 2021/22.

Sezonin e kaluar, në 39 paraqitje në të gjitha garat, Ziyech ka shënuar gjashtë gola dhe katër asistime për skuadrën e Chelsea-t.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat