Vllaznia prezanton sulmuesin e ri

Futboll

Vllaznia prezanton sulmuesin e ri

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:37
Vllaznia prezanton sulmuesin e ri

Pa u mbushur 24 orë nga eliminimi në raundin e dytë të Conference League, Vllaznia zyrtarizon afrimin radhës për sezonin e ri.

Klubi shkodran ka prezantuar këtë të premte sulmuesin kroat, Ante Aralica, i cili vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric.

25-vjeçari, i spikatur te Lokomodiv Plovdiv në Bullgari, sezonin e fundit ishte pjesë e Hermannstatd në ligën e dytë të Rumanisë, ku nuk ka mundur të lërë gjurmë. Gjithsesi, stafi teknik i kuqebluve beson se do të jetë një vlerë e padiskutueshme në sulm.

Afrimi i Aralicas e bën thuajse të sigurt largimin e Haris Dilaver, të cilit i përfunduar kontrata me shkodranët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat