Presidenti i Craiova-s: U largova në minutat e fundit të ndeshjes

Futboll

Presidenti i Craiova-s: U largova në minutat e fundit të ndeshjes

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 13:08
Presidenti i Craiova-s: U largova në minutat e fundit të ndeshjes

“Do të jetë turp i madh nëse nuk kualifikohemi, as nuk dua ta dërgoj ndërmend”. Kështu do të shprehej presidenti i Craiovas para ndeshjes me Laçin. Kurbinasit arritën që të kalonin në turin e tretë të Conference League pas barazimit pa gola, ndërsa presidenti i klubit paralajmëron masa të forta.

“U largova në minutat e fundit të ndeshjes, nuk e pashë. Kemi qenë favoritët dhe mbase nuk dinim si të luanim nga kjo pozitë.

Zakonisht duhet të dalësh me disa argumente pas ndeshje, por është e vështirë për mua të gjej shpjegime në analizat që kam bërë.

Është e rëndësishme të nxirren disa përfundime sa më të rëndësishme që të jetë e mundur, ndoshta edhe radikale për sa i përket grupit të lojtarëve.

Jam i bindur se edhe futbollistët janë shumë të prekur. Është një kohë që kërkon masa të caktuara. Unë thashë se është turp nëse nuk kualifikohemi. Ky është një problem! Kishim shumë mundësi në ndeshjen e parë, nuk e kuptova se si humba. Askush nuk u mërzit se mund të ishte 2-0, 3-0 për ne”, tha Cartu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat