Alla te Nanjing City

Futboll

Alla te Nanjing City

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:46
Alla te Nanjing City

Ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Skënderbeut në Superiore, Albi Alla prej dy vitesh vazhdon karrierën në Kinë teksa ditën e sotme është prezantuar tek skuadra më e re e Nanjing City.

28-vjeçari ishte tek skuadra tjetër kineze e Shanxi Çang, por ka vendosur të kryejë një tjetër huazim brenda kampionatit për eksperiencë të re.

Alla spikati në Superiore duke luajtur me disa nga skuadrat më të rëndësishme, teksa në vitin 2017 debutoi dhe me Kombëtaren shqiptare.

Që nga viti 2019, Alla u transferua në Kinë dhe si duket është përshtatur mjaft mirë me jetën në kontinentin aziatik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat