Një nigerian përforcon Ballkanin

Futboll

Një nigerian përforcon Ballkanin

Nga: K.G. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 19:21
Një nigerian përforcon Ballkanin

Ballkani nga Theranda përforcohet me futbollistin nga Nigeria, Theophilus Solomon.

Bëhet fjalë për një futbollist mjaft të mirë dhe që do të kompletojë në të gjitha repartet skuadrën nga Theranda.

“Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Theophilus Solomon është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me sulmuesin nga Nigeria. Prezantimi i sulmuesit do të bëhet ditët në vijim në Suharekë. 

Solomon ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Partizanit teksa më pas u transferua në ekipin e Qadsia Fc ne Kuvajt para se të firmosë me Ballkanin. Sulmuesi 25-vjeçar, ka qenë më parë edhe pjesë e Rijekas, Ujpest e Omonia Nikosia. 

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje sulmuesit shtatlartë dhe suksese me fanellën e klubit tonë”, njofton KF Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat