​Jorge drejt Juventusit, pritet të përfundojë testet mjekësore

Futboll

​Jorge drejt Juventusit, pritet të përfundojë testet mjekësore

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 20:26
Kaio Jorge

Sulmuesi i Santos Kaio Jorge do të kompletojë transferimin këtë verë te Juventusi, pasi gjiganti italian arriti marrëveshje me klubin brazilian.

“Goal” raporton që ditën e hënë Juventusi ka arritur marrëveshje për 19-vjeçarin, i cili do të jetë si lojtar i lirë në fund 2021, dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë klubi brazilian.

Po ashtu, Kaio Jorge tani ka udhëtuar drejt Italisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të kompletuar transferimin e tij te gjiganti italian.

“Juventus ka pranuar kushtet që ia kemi paraqitur, dhe besojmë se është më e mira për klubin tani, duke i pasur parasysh rrethanat”, tha presidenti i Santos, Andres Rueda në faqen zyrtare të klubit.

“I uroj gjitha të mirat për Kaio Jorge, një tjetër djalosh nga fshati që ne besojmë që do ta ketë një të ardhme të suksesshme”, shtoi Rueda.

“Zonja e Vjetër” do të shpenzojë gjithsej 3 milionë euro në Kaion, gjysma e së cilës do të paguhet këtë vite, dhe gjysma tjetër në vitin 2022, plus edhe një milion shtesë në formë bonusi.

Në anën tjetër, Santos do të përfitojë 5% nga profitet e shitjes në të ardhmen, po ashtu duke e pasur të drejtën e refuzimit të ndonjë marrëveshje huazimi, ku lojtari mund të huazohet vetëm në Brazil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat