Mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:22
Mungon vetëm zyrtarizimi

Jack Grealish mund të konsiderohet tashmë lojtar i Manchester City.

Sipas “Sky Sports”, Jack Grealish tashmë ka kryer testet mjekësore te Manchester City dhe së shpejti do të kompletojë transferimin nga Aston Villa.

Ai do t’i kushtojë Cityt 120 milionë euro.

Grealish duke u larguar nga qendra stërvitore e Manchester City pasi ka kryer testet mjekësore
Ai është parë të enjten duke lënë qendrën stërvitore të Manchester City, pasi ka kryer testet mjekësore dhe së shpejti do të zyrtarizohet te klubi anglez.

Grealish do ta veshë fanellën e Man City për të paktën pesë sezone dhe raportohet se do të fitojë së paku 20 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat