Agnelli dhe Perez zbarkojnë në Barcelonë

Futboll

Agnelli dhe Perez zbarkojnë në Barcelonë

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 15:41
Agnelli dhe Perez zbarkojnë në Barcelonë

Barcelona, Juventus dhe Real Madrid nuk heqin dorë nga krijimi i European Super League. Të tjerët janë tërhequr nga projekti prestigjioz, ndërsa drejtuesit tre klubeve të njohura vijojnë të rezistojnë.

UEFA i kërcënoi me përjashtim nga kompeticionet evropiane dhe vendosi t’i gjobisë, por Gjykata e Madridit i tha “stop” sanksioneve ndaj tre klubeve “rebele” më 30 korrik, duke pranuar kërkesën e formuluar nga themeluesit e turneut të ri.

Andrea Agnelli dhe Florentino Perez kanë zbarkuar ditën e sotme në Barcelonë. Presidentët e Juventusit dhe Real Madrid kanë programuar një takim me Joan Laportën, kreun e klubit katalanas, aty ku do të diskutohet rreth Super League.

“Është detyra jonë kryesore të merremi me problemet serioze me të cilat përballet futbolli. UEFA është akredituar si ligjvënëse, operator ekskluziv, mbajtës i vetëm i njohur i të drejtave të garave evropiane dhe organizator.

Ky pozicion monopolistik dhe konfliktual dëmton futbollin dhe konkurrencën. Siç është demonstruar mjaftueshëm, kontrollet financiare janë të papërshtatshme dhe janë aplikuar në mënyrë jo të duhur. Ne jemi të lumtur që, tani e tutje, nuk do t’i nënshtrohemi më kërcënimeve aktuale të UEFA-s.

Qëllimi ynë është të vazhdojmë zhvillimin e Projektit të Super League në një mënyrë konstruktive dhe bashkëpunuese, duke u mbështetur në kontributin e të gjithë aktorëve të futbollit“, lexohej në komunikatën e përbashkët zyrtare që nxorën tre klubet disa ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat