Ballkani fiton miqësoren

Futboll

Ballkani fiton miqësoren

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 20:30
Ballkani fiton miqësoren

Ballkani ka vazhduar me formë të mirë në ndeshjet miqësore.

Skuadra e Bekim Isufit ka arritur ta fitojë një tjetër takim, ku sot janë përballur me Vitinë.

Të besuarit e trajnerit Bekim Isufi kanë triumfuar me rezultat 4-2 ndaj vitiasve.

Golat për therandasit në këtë takim u shënuan nga Nazmi Gripshi, Ermal Krasniqi, Belndi Baftiu dhe Bleon Sekiraqa.

Trajnerët e të dyja skuadrave iu dhanë rast të gjithë futbollistëve për të luajtur në këtë miqësore.

Vlen të përmendet se në këtë takim është testuar edhe VAR-i.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat