Ndërron jetë ish-lojtari shqiptar

Futboll

Ndërron jetë ish-lojtari shqiptar

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 15:29
Ndërron jetë ish-lojtari shqiptar

Lajm i trishtë për klubin e Tiranës dhe jo vetëm, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, ish-futbollisti Remzi Bulku.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” ku shkruajnë se i bashkohen dhimbjes së familjarëve duke i shprehur nderimet ish-lojtarit të Tiranës në vitet 1950.

NJOFTIM I KLUBIT TË TIRANËS –

“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Remzi Bulku.

Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e tij, i cili dha një kontribut të madh për sportin.  #prehunëpaqeRemziBulku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat