E ardhmja e Samuel Umtitit mbetet ende e paqartë

Futboll

E ardhmja e Samuel Umtitit mbetet ende e paqartë

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 17:48
Samuel Umtiti

Barcelona duket se nuk llogarit më në Umtitin pasi ai ka humbur vendin në formacionin startues prej kohësh.

Futbollisti ka pasur disa ekipe të interesuara, sipas ‘Mundo Deportivo’, së fundmi ishte skuadra portugeze Benfica e cila dërgoi ofertë 10 milionë euro për transferimin e tij.

Megjithatë mbrotjësi thuhet se ka refuzuar këtë ofertë pasi nuk dëshiron të largohet nga gjiganti spanjoll.

Francezi, synon të mbetet në klub dhe të luftoj për një vend në formacion me mbrojtësit e tjerë Gerard Pique, Clement Lenglet dhe Eric Garcia.

27-vjeçari, në dy sezonet e fundit nuk kaloi edhe aq mirë pasi ishte më shumë në bankën rezervë, por ai është i motivuar se do të rikthehet këtë sezon në formën e tij më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat