Atanda pranë transferimit tek skuadra e Prishtinës

Futboll

Atanda pranë transferimit tek skuadra e Prishtinës

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 15:15
Atanda pranë transferimit tek skuadra e Prishtinës

Sodiq Atanda është shumë pranë transferimit tek skuadra e Prishtinës. Ish-mbrojtësi i Partizanit i cili u shpall kampion i Shqipërisë në sezonin 2018/2019, është fare pranë kalimit tek skuadra kampione në fuqi e Kosovës.

Skuadra të Kategorisë Superiore e kanë kërkuar Atandën, mes tyre Teuta, por Prishtina duket se e ka bindur mbrojtësin.

Madje kosovarët kanë kërkuar së fundmi edhe Erhun Obanor, që u largua nga Laçi.

Atanda aventurën e tij të fundit e kishte me skuadrën izraelite Hapoel Kfar Saba i cili u aktivizua në total në 42 sfida në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat