Fundjavë vendimtare për Kanen

Futboll

Fundjavë vendimtare për Kanen

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:31
Fundjavë vendimtare për Kanen

Një lajm i rëndësishëm mund të mbërrijë gjatë fundjavës në lidhje me të ardhmen e Harry Kane: sulmuesi nuk është pjesë e grupit që fluturoi në Portugali për të luajtur kundër Pacos de Ferreira, duke nxitur thashethemet për një shitje te Manchester City.

Siç raportohet nga Independent, kampionët anglezë janë gati të nisin sulmin vendimtar me një ofertë prej 150 milionë paundësh (176 milionë euro), duke e thyer rekordin e mëparshëm prej 100 milionë sterlinash të shpenzuar për të rrëmbyer Jack Grealish nga Aston Villa.

Kujtojmë që Spurs refuzoi një propozim të parë nga qytetarët, me presidentin Daniel Levy që bëri një mur për shitjen e lojtarit.

Dy thirrjet e fundit të humbura, megjithatë, veçanërisht ajo për ndeshjen e nesërme, lënë dritë të hapur në ndryshimin e fanellës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat