Goleadori i Bundesligës dëshiron një eksperiencë të re

Futboll

Goleadori i Bundesligës dëshiron një eksperiencë të re

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:12
Goleadori i Bundesligës dëshiron një eksperiencë të re

Robert Lewandowski dëshiron një aventurë të re, të luajë në një ligë dhe klub tjetër.

Sipas “Sky Sports”, sulmuesi është duke e konsideruar largimin nga Bayern Munchen.

Goleadori i Bundesligës dëshiron një eksperiencë të re në një ligë tjetër, por çmimi që i ka vendosur klubi bavarez është pak problem. 130 milionë euro kërkon Bayerni, shifër e lartë për një 32-vjeçar.

Në të kaluarën Lewa është përfolur me një transferim te PSG, City e Reali, por vështirë se ndonjë prej tyre do të shpenzojë kaq para në këto momente.

Nuk përjashtohet City, që pothuajse po dështon për ta blerë Harry Kane, teksa Pep Guardiola nuk mund ta nisë sezonin pa një zëvendësues të Sergio Agueros.

Real Madrid është i fokusuar te Mbappe, por edhe nëse dështon me yllin francez, sytë nuk janë më te Lewandowski në Bundesligë, por tek Haaland, që është shumë më i ri se polaku.

Lewa ka bërë 331 paraqitje me Bayernin dhe ka shënuar 297 gola. Një makineri, teksa sezonin e fundit realizoi 40 gola në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat