Sot pasdite në Strugë në orën 16.00, zhvillohet ndeshje e javës së 4 -të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, mes Struga Trim Lum dhe Shkupit.
Ky është derbi i skuadrave shqiptare që po kalojnë formë të mirë në kampionat.
Futbollisti i Strugës, Jasmin Meçinoviç, është optimist para kësaj sfide.
"Ky është një derbi, këtu nuk ka dilema. Personalisht, pres një ndeshje të vështirë dhe të paqartë.
Unë mendoj se nuancat do të vendosin. Shkupi është në formë të mirë, po ashtu edhe ne.
Ne kemi analizuar dobësitë e skuadrës nga Çairi dhe do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të arritur tri pikë”, tha Jasmin Meçinoviç për "Sportmedia".