Super notë për Bajramin nga gjiganti evropian

Futboll

Super notë për Bajramin nga gjiganti evropian

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 14:01
Super notë për Bajramin nga gjiganti evropian

Mesfushori i Kombëtares shqiptare Nedim Bajrami mbrëmjen e djeshme bëri një debutim ëndrrash me fanellën e Empolit duke dhuruar një performancë fantastike kundër Lacios.

Bajrami u bë protagonist duke dhënë asistin e vetëm tek goli i realizuar nga Empoli dhe goditi traversën duke mposhtur portierin Reina me një diagonale të bukur nga jashtë zone.

Gjigandi televiziv italian ‘’Eurosport.it’’ e ka vlerësuar paraqitjen e Bajramit me notën 8.

Nedim Bajrami 8- ’Starti i tij i denjë nxit golin e avantazhit të realizuar nga Bandineli, dhe traversa i mohon ‘ulërimën’ e golit në fundin e ndeshjes. Depërtime në thellësi, kreativitet dhe cilësi me topin në këmbë’’, shkruan gjigandi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat