Cikalleshi po përjeton një super formë

Futboll

Cikalleshi po përjeton një super formë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 13:25
Cikalleshi po përjeton një super formë

Sokol Cikalleshi po përjeton një super formë aktualisht ku në dy javët e para të edicionit të ri futbollistik në Superligën turke ka arritur të kryejë paraqitje dinjitoze dhe gola me peshë me Koniasporin e tij.

Së fundmi me golin e tij në takimin e fundit ndaj Istanbul Bashakshehir, sulmuesi kavajas është shpërblyer duke u përfshirë në formacionin e javës në Turqi nga media e njohur “Futbol Arena”.

Në formacionin e skicuar me moduli 4-2-3-1, kavajasi mban vendin në majën e sulmit në mbështetje të një emri si Sofjan Feguli, ish-lojtar i Valencias.

Gjithashtu në këtë skuadër janë dhe ish-mbrojtësi i Romës Bruno Perez dhe ish-mesfushori i Bajernit të Mynihut, Luiz Gustavo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat