Delegohen gjyqtarët e javës së dytë të Superligës

Futboll

Delegohen gjyqtarët e javës së dytë të Superligës

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:34
Delegohen gjyqtarët e javës së dytë të Superligës

Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së dytë në fundjavën që po vjen ku sjellë ndeshje mjaftë interesante.

Spikat kryendeshja e cila do të zhvillohet në kryeqytet, aty ku Prishtina do t’i bëj konak skuadrës së Ballkanit.

Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për javën e dytë të Superligës.

Image

Në ndeshjen Prishtina – Ballkani, “bilbili” kryesor i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe gjyqtar i katërt Selim Isufi. Ndërsa, në VAR do të jetë Visar Kastrati.

Në ndeshjen tjetër interesante që do zhvillohet në Gjilan mes Dritës dhe Llapit, drejtësinë do ta ndaj Vigan Ibërdemaj me asistentët Imran Kabashi, Gzim Mehmeti dhe gjyqtar i katërt Arben Halilaj. Ndërsa, në VAR do jetë Alban Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat