Maliqi ka një paralajmërim për Gjilanin

Futboll

Maliqi ka një paralajmërim për Gjilanin

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:39
Maliqi ka një paralajmërim për Gjilanin

Njëra ndër skuadrat më të suksesshme në historinë e Superligës së Kosovës, FC Feronikeli, nuk e fillojë në mënyrë pozitive stinorin e ri, duke humbur 2-1 ndaj Dritës.

Njëri ndër transferimet e fundit te kjo skuadres, Behar Maliqi, ka thënë për Gazeta “Sheshi” se janë duke u stërvitur maksimalisht për ndeshjet e radhes.

“Kam synime personale që të kem paraqitje sa më të mira në klub dhe t’i arrijë qëllimet që i kemi”, është shprehur ai.

Maliqi ka thënë tutje se skuadra do të mundohet që të ketë paraqitje sa më të mira dhe mbetja në Ligë është qëllimi primar i tyre.

“Sigurisht që nëse kemi fat dhe na jepet mundësia për të luftuar në ndonjë kupë, atëherë do ta shfrytëzojmë atë”.

I pyetur mbi atmosferën në klub, 34 vjeçari tha: “Atmosfera është shumë e mirë, jemi disa lojtarë me përvojë dhe disa të rinj në skuader.

Ky është një kombinim i mirë dhe në çdo ndeshje futemi me qëllimin për të nxjerrë rezultat pozitiv, këtë gjë do ta bëjmë edhe ndaj Gjilanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat