“Xhakës nuk i punon më truri”, ja kush e sulmon

Futboll

“Xhakës nuk i punon më truri”, ja kush e sulmon

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 17:08
“Xhakës nuk i punon më truri”, ja kush e sulmon

Arsenali vijon të thelojë krizën e rezultateve, pasi në tre javë kampionat, ka humbur të tre ndeshjet dhe ajo që e bën startin më të dobët në histori është fakti që kanë pësuar 9 gola dhe nuk kanë shënuar ende asnjë.

Transferta e sotme ndaj Manchester City-t ishte parashikuar e vështirë për “topçinjtë” që gjithsesi bënë shumë pak për të shmangur një disfatë të rëndë me shifrat 5-0 dhe përveç dy golave të shpejtë, u “tradhtuan” edhe nga Granit Xhaka që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të dhe la të tijtë me një lojtar më pak përreth një orë lojë deri në fund.

Një ndërhyrje e rëndë në gjysmëfushën e londinezëve, në mënyrë tërësisht të pakuptimtë, i kushtoi shtrenjtë mesfushorit me origjinë shqiptare, i cili përfundoi në qendër të kritikave dhe më i ashpri ndaj tij ishte personaliteti televiziv, Piers Morgan.

Në një postim në rrjetet sociale, 56-vjeçari tifoz i zjarrtë i londinezëve tha se “Xhakës nuk i punon më truri” dhe se ndërhyrja e tij ndaj Cancelos, që i kushtoi edhe kartonin e kuq, ishte thjesht një veprim prej budallai.

Mesfushori 28-vjeçar që përfaqëson Zvicrën, ishte shumë pranë largimit nga Arsenali gjatë merkatos së kësaj vere, por pavarësisht ofertave të Romës, në fund vendosi të rinovojë me “topçinjtë” dhe të qëndrojë ende edhe për disa sezone aty.

E ndërkohë që Arsenali pësoi tre gola në pjesën e parë, londinezët që kishin udhëtuar drejt “Etihad Stadium”, u larguan menjëherë nga tribunat, ndërsa në rrjetet sociale po shtohen gjithmonë e më shumë zërat që kërkojnë edhe largimin e trajnerit Mikel Arteta.

Ky i fundit duket se nuk ka më nën kontroll grupin e lojtarëve, të cilët besojnë gjithnjë e më pak në idetë dhe zgjedhjet e trajnerit në fushë, ndaj në Angli nuk e përjashtojnë të shkarkim brenda dy ditëve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat