Barcelona është në një krizë të madhe financiare

Futboll

Barcelona është në një krizë të madhe financiare

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 20:11
Barcelona është në një krizë të madhe financiare

Barcelona është në një krizë të madhe financiare dhe duket se do të shkojnë disa vjet deri sa klubi ta merr vetën.

Kriza që ka kapluar gjigantin katalunas i ka pamundësuar atyre të bëjnë edhe transferime të mëdha këtë verë.

Ka qenë trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman që i ka paralajmëruar tifozët që të mësohen me realitetin, pasi Barça nuk mund të bëj transferime të mëdha.

Koeman ka deklaruar se skuadra që ai udhëheq nuk mund të konkurrojë sa i përket transferimeve me ekipe si Manchester City, Paris Saint Germain apo Manchester United.

“Nga njëra anë e kuptoj, secili person dëshiron më të mirën për këtë klub dhe është disi frustuese, por nga ana tjetër ju duhet të jeni realiste, ekonomikisht klubi nuk mund të konkurrojë me klube të tjera si PSG, Man City apo Man Utd”.

“Ju duhet ta pranoni atë dhe nuk bëhet fjalë për sot apo nesër, do të zgjasë për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Koeman.

Trajneri holandez me këtë deklaratë ka treguar haptazi se problemet e Barcelonës janë të mëdha dhe se kjo krizë mund të zgjasë për disa vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat