Peticion, 42 mijë nënshkrime për ta pezulluar Anthony Taylor

Futboll

Peticion, 42 mijë nënshkrime për ta pezulluar Anthony Taylor

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 15:31
Peticion, 42 mijë nënshkrime për ta pezulluar Anthony Taylor

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Chelseat në Premier League u përcoll nga shumë momente kontraverse.

Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 22-të falë një goli sensacional me kokë nga Kai Havertz.

Por skuadra e Thomas Tuchelit mbeti me dhjetë futbollistë në fushë, pas përjashtimit të Reece Jamesit në përfundim të pjesës së parë.

James ishte i poziconuar në vijën e portës kur devijoi topin nga rrjeta me dorë, me VAR që këshilloi gjyqtarin Anthony Taylor ta rishkonte rastin në afërsi të fushës.

Pas vetëm dy sekondave rishikimi, Taylor akordoi penallti dhe ia tregoi të kuqin Jamesit.

Futbollistët e Chelseat ishin jashtëzakonisht të nervozuar. Topi u devijua nga gjuri i Jamesit dhe vetëm atëherë në mënyrë të paqëllimtë pati kontakt me dorën.

Kjo nuk është hera e parë që Taylor frustron lojtarët dhe fansat e skuadrës.

Një zinxhir postimesh në Twitter tregoi se ai disa herë ka dhënë vendime kontraverse kundër kësaj skuadreje.

Dhe fansat e Chelseat tash janë ngopur. Është krijuar një peticion ku kërkohet që ai të mos ndajë drejtësinë më në ndeshjet e Chelseat.

Peticioni deri tash ka marrë më shumë se 40 mijë nënshkrime, deri në kohën kur po shkruhet ky artikull.

Në përshkrim thuhet: ”Është evidente se ky njeri ka një agjendë të fortë kundër institucionit të Chelsea fc.

”Për shembull, ai ka përjashtuar lojtarë pa asnjë arsye kështu që rrezikoi rezultatet.

”Ne fuqishëm besojmë se kjo duhet të hetohet dhe Anthony duhet të pezullohet nga drejtimi i ndeshjeve të Chelseat.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat