Pochettino ka përfshirë tre super yjet në planet e tij

Futboll

Pochettino ka përfshirë tre super yjet në planet e tij

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 18:11
Pochettino ka përfshirë tre super yjet në planet e tij

Mauricio Pochettino ka përfshirë tre super yjet në planet e tij për ndeshjen në Ligue 1 në Stade Auguste Delaune ndaj Reims, që luhet sonte.

Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar që të tre janë pjesë e skuadrës.

Të tre ata mund të aktivizohen që nga minuta e parë për herë të parë së bashku për PSG në Stade Auguste Delaune për ndeshjen e tyre të katërt në Ligue 1 për këtë sezon.

Ky do të jetë debutimi i Messi-t që prej transferimit falas nga Barcelona, ndërsa Mbappe është kthyer në skuadër, pavarësisht spekulimeve të shumta për një lëvizje të mundshme në Real Madrid dhe Neymar është kthyer pas një pushimi të gjatë veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat