Galiani është rikthyer në skenë

Futboll

Galiani është rikthyer në skenë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:19
Galiani është rikthyer në skenë

Adriano Galiani është rikthyer në skenë për të folur për merkaton e kësaj vere, ndonëse klubi i Monzës nuk është se ka lënë gjurmë, as në merkaton e Serisë B këtë verë.

Por, pavarësisht kësaj, për ish-administratorin e deleguar kuqezi, goditja “Leo Mesi” mund të ishte dhe duhet të ishte tentuar edhe nga Milani aktual, duke parë se bëhej fjalë për një lojtar me parametër zero:

“Sigurisht që nëse do të ishte Milani i epokës sime, pa më të voglin dyshim, do të kishim tentuar të afronim Mesin.

Unë kujtoj kur i mohova Barcelonës Van Bastenin që e donte me çdo kusht, por me sa duket, Milani aktual nuk është më ai i dikurshmi, pasi tani faturon po aq sa edhe Lidsi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat