Ja pse Manchester Utd nuk do t’i nxjerrë paratë e blerjes së Ronaldos...

Futboll

Ja pse Manchester Utd nuk do t’i nxjerrë paratë e blerjes së Ronaldos...

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 11:36
Ja pse Manchester Utd nuk do t’i nxjerrë paratë e blerjes së Ronaldos...

Manchester Unitedi i shpenzoi 15 milionë euro për ta blerë Cristiano Ronaldon nga Juventusi, por a do t’i nxjerrë klubi ato para nga shitja e fanellave të portugezit?

Shumë prej jush mund të mendoni se kjo do të ndodhë me lehtësi duke e parë çmimin e blerjes së Ronaldos.

Ka shumë mundësi që Unitedi do të përfitojë komercialisht nga blerja e tij – përveç asaj që Ronaldo ofron në fushë natyrisht – por shitja e fanellave nuk është në realitet pjesë e kësaj.

“Kompania dhe klubi janë pajtuar tashmë për çmimin”, ka thënë Dan Plumley, i cili është ligjërues i lartë për financat në sport në Universitetin Sheffield Hallam.

“Pra, paratë nga shitja e fanellave shkojnë të prodhuesi, shumica e tyre”, shtoi ai.

Manchester Unitedi e nënshkroi një marrëveshje 10-vjeçare me Adidasin në vlerë 750 funte në vitin 2014. Kjo është marrëveshja më e madhe për fanella në botën e futbollit deri më sot.

Hollësitë e sakta të marrëveshjes mbahen të fshehta, prandaj nuk dihet nëse Unitedi fiton sado pak nga shitja e fanellave, por Dan thotë se nuk ka gjasa të fitojë më shumë se 10%.

Ai thotë se klubi do t’i fitojë 5 dollarë për fanellë të shitur në maksimum. Çmimi i fanellës së Ronaldos është 100 funte në këtë çast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat