Reja: E merituam fitoren ndaj Hungarisë

Futboll

Reja: E merituam fitoren ndaj Hungarisë

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 13:05
Edi Reja

Kombëtarja shqiptare mori një fitore me peshë ndaj Hungarisë për kualifikueset e Botërorit 2022 që e ngjit atë në vendin e tretë në Grupin I, duke qenë plotësisht në garë për vendin e dytë.

Trajneri Edi Reja pas ndeshjes theksoi se kjo ndeshje nuk ishte e lehtë dhe se skuadra e tij e meritoi këtë fitore

“Në radhë të parë dua t’i bëj komplimente Hungarisë që bëri të mundur që ndeshja të mbetej e gjallë për 90 minuta sepse është një skuadër që ka cilësi, e pamë në Evropian. por luajti përballë një skuadre që ka shumë motivime. Ne jemi një skuadër që luajmë me zemër dhe këtë radhë luajtëm edhe me inteligjencë. Megjithatë kemi bërë edhe ndonjë gabim sepse kur të jepet mundësia, duhet të mbyllësh ndeshjen. përballë kishim një skuadër të fortë fizikisht, të mirë organizuar dhe nuk ishte e lehtë të depërtoje. mendoj se e merituam fitoren e kësaj ndeshjeje për shanset që krijuam”, u shpreh Reja.

Edhe Klaus Gjasula vuri në dukje rëndësinë e kësaj fitoreje të kombëtares shqiptare.

Në sfidën me Hungarinë bëri debutimin e tij edhe Nedim Bajrami, që më në fund fitoi të drejtën për të veshur fanellën kuqezi pas vendimit të CAS me futbollistin që nuk e fshehu aspak kënaqësinë e tij për këtë debutim

Kombëtarja shqiptare do të mbyllë kualifikueset e botërorit 2022 të muajit shtator, mbrëmjen e së mërkurës me ndeshjen ndaj San Marinos, edhe kjo një sfidë që do të luhet në Elbasan Arena dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat