Partey shërohet nga lëndimi, zhvillon stërvitje të plotë me Arsenalin

Futboll

Partey shërohet nga lëndimi, zhvillon stërvitje të plotë me Arsenalin

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 21:55
Partey shërohet nga lëndimi, zhvillon stërvitje të plotë me Arsenalin

Arsenal ka marrë një lajm shumë të mirë para takimit ndaj Norwich Cityt, pasi mesfushori Thomas Partey është rikthyer në stërvitje të plotë.

28-vjeçari humbi tre ndeshjet e para shkaku i një lëndimi në ligamente në përballjen ndaj Chelseas në parapërgatitje.

Partey ka pasur probleme me lëndime që nga kalimi te Arsenal, por vazhdon të konsiderohet si ndër lojtarët më të mirë te “Topçinjtë”.

Mesfushori ka kompletuar stërvitjen e parë me Arsenalin dhe ndoshta do jetë gati për përballjen e radhës.

Ndërkohë, pos futbollistit të Bregut të Fildishtë, ndaj Norwichit pritet të rikthehen Ben White dhe Gabriel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat