Protagonistët kryesorë të kaosit në Brazil-Argjentinë

Futboll

Protagonistët kryesorë të kaosit në Brazil-Argjentinë

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:52
Protagonistët kryesorë të kaosit në Brazil-Argjentinë

Protagonistët kryesorë të kaosit në Brazil-Argjentinë, futbollistët e pësojnë edhe nga klubi i tyre!

Xhovani Lo Celso dhe Kristian Romero janë gjobitur nga klubi i Totenhemit, pasi kanë udhëtuar në drejtim të kombëtares argjentinase pa lejen e tyre.

Sipas asaj që raporton britanikja “SKY Sports UK”, dy lojtarët ishin pjesë e ndeshjes ndaj Brazilit e cila u anulua për shkak të prezencës së lojtarëve që vinin nga Anglia, dhe ndër ta ishin dhe dy lojtarët e skuadrës londineze.

Dy argjentinasit do të gjobiten nga “Spurs”-at të cilët e quajnë të papranueshme sjelljen e tyre duke shkuar në kombëtare pa marrë parimisht leje nga drejtuesit e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat