Maguire flet për Varanen

Futboll

Maguire flet për Varanen

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 18:44
Harry Maguire

Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire thotë se mbrojtësi Raphael Varane do t’iu ndihmojë të përmirësojë lojën.

Varane pritet të jetë titullar te “Djajtë e Kuq” pranë Maguire duke zëvendësuar Victor Lindelof.

Anglezi është i emocionuar për të punuar pranë francezit, që ka fituar shumë trofe me Real Madridin.

“Është shumë emocionuese që e kemi në klub dhe do punojmë pranë tij”.

“Mendoj se do përmirësohemi në anën defensivë. Do mësojmë nga njëri-tjetri, ta shtyjmë njeri-tjetrin dhe çfarë të duam për klubin”.

“Duam të mbajmë më shumë portën e paprekur dhe ta bëjmë këtë garë më të mirë”, deklaroi ai.

Shanset e Unitedit për trofe veçse janë shtuar duke marrë parasysh edhe transferimin e CR7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat