Dje, “Furia e Kuq” arriti në Kosovë për ndeshjen që do zhvillohet në “Fadil Vokrri”, por në postimet e tyre shkruanin vetëm ‘arritëm në Prishtinë’, duke injoruar plotësisht emrin e Kosovës.
E tëra kjo ndodhi, shkaku i politikës, ngase siç dihet Spanja është një ndër shtetet që nuk e njeh Kosovën.
Sidoqoftë, Federata e Futbollit të Spanjës në postimin e fundit i është drejtuar shtetit tonë në emër.
“Kosovë – Spanja. Kualifikimet Katar 2022. 20:45. Stadiumi Fadil Vokrri. Prishtinë”, ishte paralajmërimi i Federatës spanjolle për takimin e sotëm.