Pele ende në kujdesin intensiv

Futboll

Pele ende në kujdesin intensiv

Nga: K.G. Më: 11 shtator 2021 Në ora: 11:38
Pele ende në kujdesin intensiv

Legjenda e futbollit Pele është ende në kujdes intensiv në spitalin e Sao Paulos, ku po shërohet nga një operacion i tumorit në zorrë të trashë.

Mbrëmë vonë, nga spitali në Sao Paulo njoftojnë se 80-vjeçari po shërohet edhe pse ai është ende në kujdes intensiv.

Spitali njoftoi se pret që Pele të transferohet në një dhomë të rregullt të spitalit gjatë të martës.

Vetë Pele shkroi më herët në profilin e tij në Instagram se po ndihet më mirë çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat