Paçarada me St. Paulin të pafat! Kerk vendosi sfidën

Futboll

Paçarada me St. Paulin të pafat! Kerk vendosi sfidën

Nga: K.Goca Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:37
Momenti kur shënoi Kerk

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada me St. Paulin, sot ishin të pafat në Hannover dhe pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Hannoveri 96'.

St.Pauli meritoi rezultat pozitiv por kur nuk e do nuk e do. 

Paçarada u angazhua maksimalisht me bashkëlojtarë por nuk arritën të barazojnë rezultatin. 

Futbollisti Kerk vendosi sfidën, duke shënuar në minutën e 39-të dhe i solli tre pikë domethënëse Hannoverit. 

Paçarada si zakonisht standard, u zëvendësua në minutën e 78-të. 

Pas javës së gjashtë në Bundesliga II, St. Pauli zë pozitën e 5-të me 10 pikë, ka tre më shumë se Hannoveri që renditet në të10-tin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat