Lladrovci e konfirmon: Presidenti Ramaj ka probleme financiare

Futboll

Lladrovci e konfirmon: Presidenti Ramaj ka probleme financiare

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 11:24
Lladrovci e konfirmon: Presidenti Ramaj ka probleme financiare

Një nga shtyllat kryesore të ekipit dhe kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci, shpreson që klubi i tij t’i shpëtojë falimentimit.

Lladrovci ishte i ftuar në emisionin sportiv “2me1”, ku edhe tregoi fjalët e presidentit Naser Ramaj, rreth situatës momentale në klub.

“Shpresoj që klubi do t’i përmbushë obligimet financiare dhe t’i ikë më të keqes, falimentimit dhe rënies në kategorinë e fundit”, deklaroi Lladrovci.

“Unë nuk kam pasur komunikim me kryetarin, por në bazë të informacioneve ai ka thënë që aktualisht ka probleme financiare”.

“Ne kemi mbetur në pritje, është një situatë vërtetë konfuze”, shtoi ai.

Feronikeli përkundër telasheve financiare, në takimin e fundit fitoi me rezultat 2:1, duke e mposhtur Llapin si mysafirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat