Niang do të pranonte edhe ulje page për të kaluar te Bordeaux

Futboll

Niang do të pranonte edhe ulje page për të kaluar te Bordeaux

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:29
Niang do të pranonte edhe ulje page për të kaluar te Bordeaux

E ardhmja e M’Baye Niang mund të jetë tek skuadra e Bordeaux.

Menaxheri i futbollistit, Badou Sambague pranoi se 26-vjeçari, që aktualisht është pjesë e Rennes, do të ishte shumë i lumtur në rast se palët arrijnë akordin për kalimin e tij te skuadra e drejtuar nga Vladimir Petkoviç.

Sambague deklaroi gjithashtu se Niang do të pranonte edhe ulje page për të kaluar te Bordeaux por për momentin nuk ka asgjë të re.

Në fund ai shtoi se në rast se nuk arrihet marrëveshja sulmuesi do të qëndrojë në dispozicion të Rennes me të cilët është i lidhur deri në Qershor të 2023-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat