Sarri: Gabimet janë pjesë e këtij sporti

Futboll

Sarri: Gabimet janë pjesë e këtij sporti

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 23:43
Strakosha

Tomas Strakosha largohet nga Stambolli me peshën e fajit që rëndon mbi supet e tij.

Portieri shqiptar nuk mundi të shfrytëzojë rastin e tij për tu ngjitur në hierarki në lidhje me Reinan, teksa bëhet protagonist me një gafë qesharake.

Topi përfundon në rrjetë dhe janë pikërisht duart e tij që e dërgojnë aty. Megjithatë mbështetja i vjen nga portieri i Galatasaray-t, Muslera, i cili motivon Strakoshën pas përfundimit të ndeshjes.

Kur e shikon, ishte faji im disa ndeshje më parë … Gjëra të tilla mund të ndodhin gjithmonë. Unë kam diçka për të thënë.

Portierët janë vetëm në fushë. Do të ketë gabime si ai i portierit kundërshtar sot. Kjo është çudia e punës së portierit. Gabimi ynë nuk falet. Kjo është gjithashtu pjesë e punës sonë … Ne duhet të vazhdojmë pa u demoralizuar. Nuk duhet të heqësh dorë”, ka thënë Muslera.

Ndërkohë për gabimin e Strakoshës ka folur në konferencën për shtyp pas takimit edhe trajneri Sarri. Trajneri i Lacios i tregon faturën që skuadra ka paguar sot në Turqi prej kësaj gafe, por nga ana tjetër përpiqet të shohë gjërat pozitive nda dueli me Galatasaray-n.

“Humbja nuk përmbahet në gabim, por sonte është një hap përpara në paraqitje. Ne pothuajse asnjëherë nuk kemi vuajtur, kemi luajtur mirë dhe jemi dukur nën kontroll. Gabimet janë pjesë e këtij sporti, sonte e kemi paguar atë, por unë e konsideroj atë një hap të vogël përpara për ekipin”, është shprehur Mauricio Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat